Man Unitedi, afër marrëveshjes personale me Sanchon

  • S.A /
  • 04 August 2020 - 11:38
Man Unitedi, afër marrëveshjes personale me Sanchon

Mediumi britanik Sky Sports raporton se Manchester Unitedi është afër arritjes së një marrëveshjeje personale për kontratë pesëvjeçare me Jadon Sanchon, përderisa diskutimet me Borussia Dortmundin thuhet se janë në faza të avancuara.

Borussia Dortmund vazhdon ta vlerësojë me 120 milionë euro yllin e talentuar anglez, mirëpo tani thuhet se është i gatshëm të pranojë oferta për kryerjen e pagesave për një afat më të gjatë kohor, të ndara në shuma më të vogla. Klubi i Bundesligës i dëshironte 100 milionë euro të paguara menjëherë në mënyrë që ta gjejë një zëvendësues për 20-vjeçarin. Megjithatë, pasi që është pothuajse e pamundur që Dortmundi ta shpenzojë një shumë të tillë për transferimin e një lojtari të ri, tani klubi gjerman i ka zbutur kriteret për shitjen e Sanchos.

Dortmundi kishte përdorur taktikë të ngjashme negociuese kur e kishte shitur Ousmane Dembelen në Barcelonë në gusht të vitit 2017. Fillimisht i kishte kërkuar 140 milionë euro të paguhen menjëherë, mirë në fund pranuan t’i paguhen 105 milionë plus shtesa.

Sancho ka marrë vëmendjen e shumë klubeve të Premierligës, mirëpo Manchester Unitedi raportohet se është tani shumë afër arritjes së një marrëveshje për transferimin e Sanchos, i cili i ka regjistruar 17 gola dhe 17 asiste në 32 ndeshje të sezonit 2019/20 të Bundesligës.

Përderisa negociatat me Dortmundin po vazhdojnë ende, Manchester Unitedi thuhet se nuk do ta ketë pengesë arritjen e një marrëveshjeje për kontratë me Sanchos, pasi dy palët kanë arritur marrëveshje në parim për kontratë pesëvjeçare.

(Kosova Sot Online )