Doncic shkruan histori në NBA, humbin Bucks, Clippers e Rockets

  • S.A /
  • 05 August 2020 - 09:59
Doncic shkruan histori në NBA, humbin Bucks, Clippers e Rockets

Luka Doncic e mbylli ndeshjen, në të cilën i regjistroi 34 pikë, 20 kërcime, 12 asiste, me një kosh për ta zhbllokuar rezultatin kur kishin mbetur më pak se dy minuta lojë në çerekun shtesë, duke i ndihmuar kështu Dallas Mavericks të marrin fitore me rezultat 110:104 kundër Sacramento Kings.

MVP-ja Giannis Antetokounmpo i shënoi 16 pikë në pjesën e parë, ndërsa pushoi për tërë pjesën e dytë, njëjtë si Khris Middleton, shkaku i vendimit që e kishte marrë trajneri Mike Budenholzer qysh para ndeshjes.

Kjo ishte disfata e gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit të zhvilluara nga Bucks, që megjithatë e ka siguruar pozitën e parë në Konferencën e Lindjes në NBA.

Phoenix Suns 117 – Los Angeles Clippers 115

“Buzzer-beater” i Devin Bookerit ia dha fitoren me rezultat të ngushtë skuadrës së Suns në ndeshjen kundër Los Angeles Clippers. Booker e mbylli ndeshjen me 35 pikë, duke ndihmuar kështu Suns ta fitojë ndeshjen e tretë që nga rinisja e sezonit.

Clippers u treguan tejet të pasaktë në gjuajtjet nga larg, duke i shënuar vetëm tetë nga gjithsej 29. Kawhi Leonard ishte koshashënuesi më i mirë i skuadrës, duke e mbyllur ndeshjen me 27 pikë dhe përveç tij dhe JaMychal Green, askush në skuadër s’arriti të shënojë më shumë se një trepikësh.

Portland Trail Blazers 110 – Houston Rockets 102

Damian Lillard i regjistroi 21 pikë, nëntë kërcime dhe tetë asiste për t’ia dhënë Portland një fitore kundër Houston, duke iu afruar kështu Memphis Grizzlies në garën për një vend në play-offs nga Konferenca e Perëndimit.

James Harden e mbylli ndeshjen me 23 pikë dhe nëntë asiste për Rockets, që tani janë baras me Utah Jazz për pozitën e katërt në Konferencën e Perëndimit. Russell Westbrook nuk arriti ta vazhdojë ecurinë prej 36 ndeshjeve radhazi me mbi 20 pikë të shënuara, pasi e mbylli ndeshjen me 15 pikë.

Indiana Pacers 120 – Orlando Magic 109

T.J. Warren ishte i saktë në tetë goditjet e tij të para të ndeshjes, duke e nisur kështu mirë përballjen kundër Orlandos, në të cilën mori fitore dhe i shënoi 32 pikë.

Warren e vazhdoi kështu formën e tij mbresëlënëse që nga rinisja e sezonit. Ai i ka shënuar 119 pikë në tri ndeshjet e zhvilluara dhe Indiana ka rekord të përsosur në këto tri ndeshje.

Miami Heat 112 – Boston Celtics 106

Bam Adebayo e mbylli ndeshjen me double-double pasi i regjistroi 21 pikë dhe 12 kërcime për ta ndihmuar Miamin të marrë fitore kundër Celtics, që ishte pa yllin e skuadrës, Jimmy Butler, që ka pasur probleme me kyçin e këmbës së djathtë. Për Celtics, koshashënuesi më i mirë Jayson Tatum me 23 pikët e tij, ndërsa kontribuoi edhe shtatë kërcime.

Me këtë “triple-double” mbresëlënës, 21-vjeçari Doncic u bë basketbollisti më i ri në histori të NBA që arrin të regjistrojë statistika më të mira se 30 pikë, 20 kërcime dhe 10 asiste në një ndeshje të vetme. Ai gjithashtu është vetëm lojtari i katër që arrin ta bëjë një gjë të tillë që nga viti 1976.

Tim Hardaway Jr i shënoi gjashtë nga 22 pikët e tij në çerekun shtesë, duke u ndihmuar Mavericks të fitojnë për herë të parë që nga rinisja e sezonit të NBA. Ndërsa, DeAaron Fox i shënoi 28 pikë për Kings, që megjithatë tani po i humb shpresat për kualifikim në fazën play-offs pasi i ka humbur të tria ndeshjet e zhvilluara që nga rinisja e sezonit.

Brooklyn Nets 119 – Milwaukee Bucks 116

Tomothy Luwawu-Cabarrot theu rekord personal në karrierë me 26 pikët e tij të shënuara dhe dy trepikëshat vendimtare që ia dhanë Brooklyn Nets fitoren kundër Bucks.

(Kosova Sot Online )