Brenda stadiumit Jose Alvalade ku zhvillohen ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale

  • S.A /
  • 05 August 2020 - 16:05
Brenda stadiumit Jose Alvalade ku zhvillohen ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale

Estadio Jose Alvalade është njëri prej dy stadiumeve të Lisbonë të Portugalisë, ku do të zhvillohen ndeshjet përmbyllëse të Ligës së Kampionëve për sezonin 2019/2020.

Si pasojë e pandemisë së coronavirusit me ç’rast u pezullua futbolli për disa muaj, ndërsa pas rikthimit është zhvilluar pa tifozë – UEFA mori vendim që ndeshjet e garës më të madhe evropiane për klube, nga faza çerekfinale të zhvillohen në Lisbonë të Portugalisë.

Estadio da Luz dhe Estadio Jose Alvalade janë dy arenat ku do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale, ndërsa finalja është caktuar të zhvillohet më 23 gusht në Da Luz.

Stadiumi Jose Alvalade është vlerësuar nga UEFA si stadium me katër yje, ndërsa ka një kapacitet prej 50.095 ulëseve dhe është i përgatitur edhe për koncerte të mëdha.

(Kosova Sot Online )