Del Piero: Ronaldo dha leksion, por Juventusi i ka problemet ndeshjet në Evropë

  • S.A /
  • 08 August 2020 - 16:19
Del Piero: Ronaldo dha leksion, por Juventusi i ka problemet ndeshjet në Evropë

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, thotë se bardhezinjtë janë të përsosur për garën në Serie A, përderisa eliminimi i tyre zhgënjyes kundër Lyonit thotë se ua theksoi problemet në Ligën e Kampionëve – probleme këto që, sipas tij, u shfaqën te e gjitha skuadra përveç Cristiano Ronaldos.

Kampioni italian regjistroi fitore me rezultat 2:1 në ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve të premten, mirëpo u eliminua nga gara shkaku i epërsisë së Lyonit me gola të shënuara si mysafir>

Hazard flet për gabimet e Varanit dhe thotë “do të kthehemi më të uritur për të fituar gjithçka”

Memphis Depay shënoi në pjesën e parë të ndeshjen nga pika e penalltisë për t’ia dhënë një epërsi edhe më të madhe Lyonit për kualifikim nga ky duel, pas fitores 1:0 në ndeshjen e parë, që ishte zhvilluar para ndërprerjes së sezonit shkaku i koronavirusit.

Cristiano Ronaldo shënoi dy herë për ta përmbysur rezultatin të premten në mbrëmje. Mirëpo, tentimet e tij nuk ishin të mjaftueshme për ta mbajtur në garë Juventusin, dhe trajneri Maurizio Sarri u ndëshkua si rezultat i këtij dështimi duke e humbur postin e trajnerit.

Legjenda e klubit, Del Piero, e ka lavdëruar Ronaldon që ka treguar se si duhet të luhet në situata të tilla, mirëpo është i shqetësuar nga mënyra se si bashkëlojtarët e tij kanë luajtur në Evropë.

“Disa herë e kemi kritikuar atë, por kundër Lyonit, ai dha leksion, jo vetëm me golat, por edhe me mënyrën se si luajti gjatë gjithë ndeshjes”, ka thënë Del Piero.

“Juventusi e ka një problem – të përballet kundër klubeve në nivelin evropian. Skuadra është e përsosur në ligën italiane, por të dyja ndeshjet kundër Lyonit i shfaqën disa probleme”.

“Nëse qëllimi është titulli i Serisë A, atëherë sezoni është në rregull. Por, Juventusi do të duhej të kishte ambicie më të mëdha”.

(Kosova Sot Online )