Pirlo: “Për ta fituar Champions Leaguen të duhet një lojtar si Isco”

  • S.A /
  • 10 August 2020 - 14:23
Pirlo: “Për ta fituar Champions Leaguen të duhet një lojtar si Isco”

Në Madrid nuk po luan shumë, nuk vlerësohet sa duhet, por ndoshta ka ardhur koha që Isco të gjejë një klub ku mund të tregojë magjitë e tij.

Juventusi mund të jetë destinacioni i radhës i mesfushorit spanjoll.

Mediat në Itali kanë kujtuar një frazë interesante të Andrea Pirlos për Iscon vite më parë dhe meqë tani është trajner i “Zonjës së Vjetër”, nuk përjashtohet mundësia që ta marrë atë në Torino.

“Për ta fituar Ligën e Kampionëve të duhet një lojtar si Isco”, kishte thënë vite më parë Pirlo.

Kjo ka shtyrë mediat italiane të spekulojnë që duke parë situatën jo të mirë të Iscos në Madrid, Pirlo do të tentojë ta transferojë te Juve.

(Kosova Sot Online )