KF Feronikeli përforcohet me një brazilian

  • A.P /
  • 12 gusht 2020 - 21:26
KF Feronikeli përforcohet me një brazilian

FC Feronikelit i është bashkuar edhe një Brazilian në radhët e veta.

Bëhet fjalë për sulmuesin Marclei Cesar Chaves Santos, i cili sot ka firmosur me klubin drenicas me synim arritjen e objektivave të tyre.

Marclei është i lindur më 8 qershor 1989 në Bahia të Brazilit, është i gjatë 185cm, me pozitën natyrale të tij në qendër të sulmit.

Sipas faqes së internetit të Feronikelit, qendërsulmuesi i është bashkuar klubit, me ambicien e vetme për ta rikthyer FC Feronikelin në kreun e tabelës dhe për pjesëmarrje në garat evropiane.

“Ardhja e Marclei edhe një herë tregon seriozitetin e Presidenti dhe Kryesisë, për një ekip fantastik që po e ndërtojnë për sezonin e ri. Sulmuesi më parë ishte pjesë e skuadrave braziliane, si: Viktoria, Boa, ai ishte pjesë edhe e Mitra Kukar në Indonezi dhe Chonburi FC në Tailandë. Ai në FC Feronikeli vjen pas skuadrës braziliane, Bahia de Feira”, shkruan në komunikatën e klubit.

Marclei tashmë i është bashkuar ekipit dhe do të fillojë stërvitjet në momentin që ato lejohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe FFK.

Presidenti Ramaj ka thënë për ueb-faqen e klubit që sjellja e Marclei në ekip, “është pjesë e vazhdës së revolucionit të ri që kemi filluar për ti bërë gati Tovërlanit një ekip konkurrues për sezonin e ri”.

“Ardhja e Marclei dhe futbollistëve tjerë, si: Greca, Marko, Avdyli dhe rinovimi me Bojkun, tregon që kemi filluar një revolucion të ri në ekipë dhe duam që ti ofrojmë trajnerit Tovërlani një ekip sa më konkurues. Unë personalisht, po ashtu edhe FC Feronikeli në përgjithësi nuk ndihemi komod në pozitat e mesme të tabelës, prandaj duam të ofrojmë gjithçka në dispozicion, që në sezonin e ri të luftojmë për pozitën e parë”, tha Ramaj, për faqen e klubit.

Në anën tjetër, Marclei deklaroi se është i lumtur që po bëhet pjesë e FC Feronikelit dhe se qysh tani po e ndjen mikpritjen brenda në ekip.

(Kosova Sot Online)