Video: Momentet më të mira nga paraqitja e Messit kundër Bayernit para pesë vjetësh

  • S.A /
  • 14 August 2020 - 16:22
Video: Momentet më të mira nga paraqitja e Messit kundër Bayernit para pesë vjetësh

Të premten në orën 21:00 Lionel Messi do të tentojë t’i ndihmojë Barcelonës ta arrijë gjysmëfinalen e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur Bayern Munichun. Para çerekfinales, paraqitja e Messit kundër gjermanëve në vitin 2015 është bërë virale në rrjete sociale.

Barcelona kaloi në çerekfinale pas fitores me rezultat 3:1 kundër Napolit, me rezultat të përgjithshëm 4:2 dhe do të tentojë të vazhdojë me të njëjtin hap për t’iu shmangur sezonit të parë pa trofe në 12 vjet.

Djemtë e Quique Setien i humbën trofetë e Kupës së Mbretit dhe La Ligës, përderisa Bayerni vjen në këtë ndeshje me synimin për t’iu afruar edhe më shumë tripletës, pas triumfit në Bundesligë dhe Kupë të Gjermanisë.

Përderisa tani Bayerni cilësohet favorit nga bastoret, situata kishte qenë shumë më ndryshe kur dy klubet ishin përballur mes vete në sezonin 2014/15.

Messi kishte shkëlqyer në gjysmëfinalet e atij sezoni kundër Bayernit, që Barcelona i kishte fituar me rezultat të përgjithshëm 5:3, para se ta fitonte edhe trofeun.

(Kosova Sot Online )