Arsenali i bën ofertë Barcelonës për Coutinhon

  • G.G /
  • 17 August 2020 - 11:15
Arsenali i bën ofertë Barcelonës për Coutinhon

Arsenali duket se i ka bërë një ofertë të re Barcelonës për Philippe Coutinho, i cili aktualisht është i përqendruar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, që Bayern Munich do ta luajë kundër Lyonit.

Ndërsa braziliani është ende nën ombrellën e bavarezëve, në ditët e fundit të huazimit, klubi nga Londra dhe Barcelona vazhdojnë të negociojnë për të ardhmen e tij. Premier League duket se është fati i Coutinho, por klubi dhe kushtet financiare akoma nuk janë saktësuar.

Barcelona ka nevojë për likuiditet dhe Coutinho mund të jetë një nga lojtarët, që mund të ofrojë performancen më të mirë ekonomike. Sidoqoftë, tregu nuk është në një situatë të mirë.

Prandaj, sipas shtypit britanik, Arsenali i ka paraqitur një ofertë Barcelonës, që është larg nga sa kërkonte fillimisht.

“Topçinjtë” propozojnë një huazim me mundësi blerjeje të mesfushorit brazilian, siç ndodhi me Bayern Munich.

Barcelona, ëmegjithatë, është për një shitje të brazilianit. Për momentin, oferta, sipas mediave britanike, është në tryezën e bisedimeve, por asgjë nuk është vendosur.

Le të kujtojmë se përfaqësuesi i Coutinho, Kia Joorabchian, ka kujtuar së fundi se tregu është i hapur, se ka shumë alternativa, por nuk e përjashton që klienti i tij të qëndrojë përfundimisht te Barcelona deri në fund të kontratës.

(Kosova Sot Online)