Fati i ndeshjes Lincoln-Prishtina, në dorën e UEFA-s

  • A.P /
  • 18 August 2020 - 18:36
Fati i ndeshjes Lincoln-Prishtina, në dorën e UEFA-s

Përfundimisht ndeshja mes Lincoln Red Impsit dhe FC Prishtinës nuk do të zhvillohet gjatë ditës së sotme.

Zyrtari i klubit prishtinas, Kushtrim Sopa ka konfirmuar se ndeshja është pezulluar dhe se po pritetet një konfirmim i fundit nga UEFA për fatin e kësaj ndeshje

Futbollistët e FC Prishtinës janë lënë jashtë hotelit ku ishin vendosur.

Futbollistët që drejtohen nga Armend Dallku po presin për t’u nisur drejt aeroportit të Gjibraltarit.

Sopa ka konfirmuar që skuadra do të kthehet në shtëpi.

(Kosova Sot Online)