Futbollistët e Gjilanit dalin negativ në COVID-19

  • S.A /
  • 21 August 2020 - 09:16
Futbollistët e Gjilanit dalin negativ në COVID-19

Ndeshja ndaj Tre Pennes do të zhvillohet ashtu siç ishte paraparë, pasi të gjithë futbollistët e Gjilanit kanë dalë negativ pas testeve për COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar klubi në faqen zyrtare në Facebook.

Njoftimi i Gjilanit:

Sport Club “Gjilani” njofton se pas ritestimeve të ditës së djeshme e gjithë skuadra ka rezultuar negativ.

Futbollistët pas ritestimit të ditës së djeshme, sot morën lajmin pozitiv, ku na jepet e drejta e zhvillimit të takimit kundër Tre Pennee.

Kujtojmë se takimi mes Tre Pennes dhe Gjilanit zhvillohet sonte ( e premte), në mbrëmje me fillim në ora 20:00, në stadiumin ” Stadio Olimpico di Serevalle”, në San Marino.

(Kosova Sot Online )