Koeman ka një plan për De Jong dhe Griezmann

  • G.G /
  • 21 August 2020 - 14:52
Koeman ka një plan për De Jong dhe Griezmann

Frenkie de Jong dhe Antoine Griezmann mund të përfitojnë më së shumti nga ardhja e Ronald Koeman.

Trajneri i ri i Barcelonës ua ka thënë në sy të gjithëve se De Jong dhe Griezmann nuk kanë dhënë më të mirën faji i trajnerëve, të cilat asnjëherë nuk i kanë përdorur në pozicionet natyra.

Ai dha sinjale se nëse Sergio Busquets qëndron, do të luftojnë vetëm për një pozicion dhe s’do të ketë lëshime që njëri apo tjetri të luajë në pozitën e mesfushorit të avancuar, siç ka ndodhur me De Jong pothuajse gjatë gjithë sezonit.

“Plani është që të fillojë të luajë Frenkie de Jong në pozicionin që pëlqen, të cilin e bën edhe në ekipin kombëtar”, tha Koeman për NOS.

“Mbaj mend se ndoqa një ndeshje të Barcelonës dhe e pashë atë teksa luante një pozicion, ku nuk do ta aktivizoja si trajner. Klubi ka shpenzuar shumë para për një lojtar të ri, ndaj duhet ta aktivizojë në pozicionin e tij natyral, ku mund të performojë më mirë”.

“Ndryshe, mos prisni maksimumin prej tij. Ai e ka treguar tek Ajax dhe me kombëtaren holandeze se cili pozicion i përshtatet më së miri. Pikërisht në këtë rol duhet të luajë edhe te Barcelona. Ka një konkurrencë të ashpër për atë rol, kështu që do të duhet të jetë në formë të shkëlqyeshme”.

“Por, më mirë të jetë në një pozicion që i përshtatet se sa të adaptohet në role të tjera, ku nuk jep dot maksimumin”.

Griezmann, ndërkohë, i cili e bëri emrin e tij si sulmues i gjithanshëm tek Atletico Madrid, mund të gjente veten përsëri duke luajtur në pozicionin e preferuar sezonin e ardhshëm.

Koeman beson te ai.

“E njëjta gjë vlen edhe për Antoine Griezmann. Ai nuk është një anësor tradicional, kështu që duhet ta aktivizoni në pozicionin e tij, në një rol që i përshtatet dhe ku mund të shfaqë aftësitë reale. Ju duhet t’i njihni lojtarët si trajner dhe të siguroheni që të merrni më të mirën prej tyre”.

(Kosova Sot Online)