Rashica shënon në miqësore për Werderin derisa vazhdojnë spekulimet për të ardhmen

  • A.P /
  • 24 August 2020 - 18:28
Rashica shënon në miqësore për Werderin derisa vazhdojnë spekulimet për të ardhmen

Milot Rashica e ka gjetur golin në miqësoren e radhës për Werder Bremen.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës i shënoi Austria Lustenau, sfidë të cilën e fitoi 2-4 Werder Bremen.

Miloti e shënoi golin e tretë, në minutën e 50’.

Rashica është temë e mediave botërore pasi vazhdon të raportohet për një largim të mundshëm nga klubi gjerman, edhe pse ende nuk ka një pistë të sigurt se ku do ta vazhdojë karrierë.

RB Leipzig raportohet se është klubi më i interesuar, derisa interesim kanë shfaqur edhe klube nga Serie A.

(Kosova Sot Online)