Lexoni edhe:
Dy futbollistët e mëdhenj do të largohen nga Liverpooli në fund të sezonit
Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën preliminare, ku ka ftuar plotë 38 futbollistë, për të pasur një pasqyrë më të qartë kur ta publikoj listën finale prej 26 lojtarëve të ftuar, transmeton "Kosova Sot Online ".
Trajneri Murat Yakin nuk ka arritur ende të vendos përfundimisht se cilët lojtarë do t’i ftojë në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.
Dy futbollistët e mëdhenj do të largohen nga Liverpooli në fund të sezonitLexoni edhe:
Kështu, trajneri me prejardhje turke ka vendosur të ftojë plotë 38 futbollistë për një kamp disa ditor para fillimit të Evropianit.
Në listën preliminare të Helvetikëve bëjnë pjesë plotë gjashtë futbollistë me prejardhje shqiptare, ku listës i prijnë dy yjet e përhershëm Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Përveç Xhakës dhe Shaqirit, në këtë listë jo përfundimtare janë ftuar edhe mbrojtësi Albian Hajdari, mesfushorët Uran Bislimi e Ardon Jashari dhe sulmuesi Andi Zeqiri.
Faqja zyrtare e Zvicrës ka njoftuar se lista përfundimtare prej 26 futbollistëve do të publikohet me 7 qershor.
(Kosova Sot Online )