Ballkani, zyrtarizon Korenicën

  • A.P /
  • 26 August 2020 - 21:12
Ballkani, zyrtarizon Korenicën

FC Ballkani ka vazhduar me përforcimin e ekipit

Pasi që transferoi Armend Thaqin nga Prishtina, klubi therandas ka transferuar edhe Meriton Korenicën.

Fantazisti nga Prishtina, kalon të FC Ballkani pas disa sezoneve jo edhe aq të mira të Prishtina ku u përcoll me disa lëndime në klub që e lanë atë për disa kohë jashtë fushave të blerta.

“Të dashur tifozë  ë Fantazisti Meriton Korenica , nga sot i bashkohet FC Ballkani-t! Tani e tutje fantazive të tijë me topin do t’i gëzohen dhe duartrokasin fansat e klubit tonë.  Mirësevjen Korenica, kemi punë për të bërë ë Na priftë e mbara ë”, shkruhet në njoftimin e Ballkanit.

FC Ballkani ka paralajmëruar se do të shet në Turqi disa nga lojtarët e saj më të mirë.

Këto ditë për në Turqi pritet që transferimin e tij ta finalizojë Blend Baftiu dhe Arbër Hoxha, kurse më parë atje është transferuar Faton Topalli. 

(Kosova Sot Online)