Barça do të ketë trajtim special për Yamalin
Situata e dëmtimeve te Barcelona mbetet një nga çështjet kryesore në këtë fazë të sezonit, me fokus të veçantë te gjendja e Lamine Yamalit.
Talenti i ri “Blaugrana” e ka pësuar një lëndim në muskulin e kofshës (biceps femoral), që e detyron të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit.
Klubi e ka zgjedhur një trajtim konservativ, me synimin që lojtari të rikuperohet plotësisht për angazhimet e ardhshme, veçanërisht për Kupën e Botës.
Koha e shërimit parashikohet të jetë disa javë dhe në klub ka shumë kujdes për ta shmangur çdo rrezik rikthimi të dëmtimit, duke qenë se bëhet fjalë për një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, shkruan mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.
Mungesa e tij konsiderohet një goditje e madhe për Barcelonën, sidomos në një moment vendimtar të sezonit.
Brenda dhomave të zhveshjes ka shqetësim për mungesën e tij, me shokët e skuadrës që e kanë theksuar rëndësinë e rikuperimit të plotë të lojtarit.
Situata bëhet edhe më delikate duke e pasur parasysh se nuk është i vetmi i dëmtuar në repartin ofanziv.
Edhe Raphinha ka qenë jashtë për shkak të një lëndimi të ngjashëm, çka i ka kufizuar opsionet e trajnerit Hansi Flick në sulm.
Pavarësisht kësaj, në klub mbizotëron optimizmi se Yamal do të rikthehet pa probleme dhe në gjendjen më të mirë të mundshme, por prioritet absolut mbetet që ai të mos rrezikohet para kohe.
(Kosova Sot Online)
