Bayern nuk ka ndërmend të ndahet nga Harry Kane
Bayern Munichu nuk ka ndërmend të ndahet nga Harry Kane.
Përkundrazi, drejtuesit e klubit bavarez janë të gatshëm t’ia ofrojnë vazhdimin e kontratës sulmuesit anglez.
I bindur për këtë është Karl-Heinz Rummenigge, i cili në një intervistë e ka theksuar rëndësinë e Kane për skuadrën dhe të ardhmen e tij në Munich.
“Transferimi i Harry Kane te Bayern ishte një goditje e madhe për historinë e klubit”, deklaroi Rummenigge.
(Kosova Sot Online)
