Inter shumë afër transferit të një sulmuesi

  • S.A /
  • 28 August 2020 - 16:42
Inter shumë afër transferit të një sulmuesi

Interi raportohet se është shumë afër kompletimit të transferimit të sulmuesit norvegjez, Alexander Sorloth, i cili ka qenë i huazuar të Trabzonspor sezonin e kaluar.  Sorloth ka shënuar 24 gola në 34 ndeshje në Super Ligën e Turqisë dhe zikaltërit janë, sipas Rai Radio 2, shumë afër një marrëveshje me “Shqiponjat” e Premier Ligës.

Detalet e negociatave ende nuk janë bërë të ditura, por 24 vjeçari duket se preferon një kalim në Serie A. Ish sulmuesi i FC Midtjylland asnjëherë nuk ka arritur që ta bind skuadrën e Premier Ligë, por paraqitja e tij e mirë në Turqi sezonin e fundit mund të ia sigurojë një kalim në Serie A këtë verë.

(Kosova Sot Online )