Roma pritet të rinovojë me Zaniolon

  • S.A /
  • 28 August 2020 - 16:45
Roma pritet të rinovojë me Zaniolon

Nicolo Zaniolo duket se është shumë afër zgjatjes se kontratës me Romën edhe për një vit e ku do të fiton tre milionë euro në sezon. Il Corriere dello Sport ka shkruar se agjenti i tij, Claudio Vigorelli ishte në Trigoria dje, derisa Tottenham Hotspur ka biseduar me klubin e tij për një transferim të italianit.

Mirëpo, Giallorossi e kanë refuzuar skuadrën angleze dhe duket se janë duke përgatitur fonde për një kontratë të re me mesfushorin ofensivë.Zaniolo do ta zgjat kontratën e tij, e cila skadonte më 2024, edhe për një vit e ku do të këtë rritje page deri në tre milionë euro në sezon.21 vjeçari kishte këputur ligamentet e gjurit në janar, por ai është kthyer në fushë dhe është ftuar për ndeshjet e Kombëtares se Italisë që ajo i zhvillon kundër Bosnjës dhe Holandës në kuadër të UEFA Ligës së Kombeve.Zaniolo ka luajtur 26 ndeshje sezonin e fundit, ku ka shënuar gjashtë gola.

(Kosova Sot Online )