'Favoritë mbeten Franca dhe Spanja'
Trajneri spanjoll, Rafael Benítez i ka dhënë parashikimet e tij për Botërorin 2026, duke u ndalur veçanërisht te Brazili i drejtuar nga Carlo Ancelotti.
“Kam besim te Ancelotti”, deklaroi Benitez, duke e vlerësuar eksperiencën dhe aftësinë e trajnerit italian për të menaxhuar skuadra të mëdha në kompeticione të rëndësishme.
Megjithatë, sipas tij, dy kombëtaret që nisen si favorite për triumfin final janë Franca dhe Spanja.
Benitez theksoi se Spanja vjen në turne pas rezultateve të shkëlqyera në vitet e fundit, ndërsa Franca vazhdon të ketë një nga skuadrat më të kompletuara dhe më cilësore në futbollin botëror.
Sa i përket Brazilit, ish-trajneri i Liverpoolit dhe Real Madridit beson se ndikimi i Ancelottit mund ta bëjë “Seleçaon” një pretendente serioze për trofeun, edhe pse nuk e konsideron në të njëjtin nivel favoritizmi me Francën dhe Spanjën.
(Kosova Sot Online)
