Reali e ka gati kontratën për Bernardo Silvan
Mesfushori portugez Bernardo Silva është shumë pranë transferimit te Real Madridi.
Lojtari 31-vjeçar, i cili pritet të largohet nga Manchester City, ka arritur marrëveshje paraprake me klubin madrilen për një kontratë dyvjeçare, me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon tjetër, raportojnë mediat italiane.
Raportohet se drejtuesit e Real Madridit e vlerësojnë përvojën, cilësinë teknike dhe aftësinë e Silvës për të luajtur në disa pozicione në mesfushë dhe në sulm.
Transferimi shihet si një përforcim i rëndësishëm për ekipin në prag të sezonit të ri.
Megjithatë, duhet theksuar se në raportimet e mëparshme nga mediat spanjolle ishte thënë se Real Madridi nuk e kishte prioritet transferimin e Silvës, prandaj lajmi mbetet në nivel raportimesh mediatike derisa të ketë konfirmim zyrtar nga klubi ose lojtari.
Për Bernardo Silvan spekulohej se interesim kishte shfaqur edhe Barcelona, por duket se “Los Blancos” u treguan më të shpejtë.
(Kosova Sot Online)
