
Pas Arsenalit, edhe Juventusi planifikon ta rihap stadiumin për tifozë

Juventus ka prezantuar një plan për të gjithë ata që kanë bileta vjetore që të kthehen në stadium nga ndeshja e parë e sezonit në Serie A
Të gjitha ndeshjet janë zhvilluar prapa ndeshjeve të mbyllura në Itali prej vetizolimit në fillim të marsit shkaku i pandemisë COVID-19.
Lajmi për rihapjen e pjesëshme të stadiumit Allianz Juventus Stadium ishte konfirmuar në mbledhje rajonale që u marrë në Piedmont nga guvernatori Alberto Cirlo.
“Ne mund të rikthehem në normalitet, duke respektuar maksimalisht rregullat dhe infektimin e mëtejshëm”, tha Ciroi për agjencinë e lajmeve Ansa.
“Objektivi i klubit tonë është të jemi gati që për ndeshjen e parë”.
Ata nuk janë të vetmit që do të punojnë në këtë aspekt, por duket se janë të parët që kanë marrë planin e veprimit nga Komiteti Shkencorë dhe Teknik.
Napoli i ka lejuar 1000 tifozë në stërvitjet e tyre para-sezonale dhe miqësore, derisa Sampdoria në ndeshjen miqësore me Alessandria po ashtu do të lejojë brenda 1000 tifozë.
Ndeshja e parë e sezonit e Juves do të jetë kundër Sampdoria dhe do të luhet në vikendin e 19-20 shtatorit.
(Kosova Sot Online)