Edhe një tjetër klub i Premierligës hyn në garë për Rashicën

  • S.A /
  • 10 September 2020 - 11:40
Edhe një tjetër klub i Premierligës hyn në garë për Rashicën

Ylli kosovar pritet të largohet nga Werder Bremani në ditët apo javët në vazhdim dhe e ardhmja e tij mund të jetë e lidhur me futbollin anglez. Në garë për të është futur së fundmi edhe Leeds United. Milot Rashica vazhdon të mbetet pjesë e Werder Bremenit, por interesimi i klubeve të njohura evropiane për të nuk mungon. 24 vjeçari pritet të largohet nga klubi gjerman në ditët apo javët në vazhdim dhe e ardhmja e tij mund të jetë e lidhur me futbollin anglez.

Kohë më parë, përfaqësuesin kosovar e pëlqente Liverpooli, ndërsa kohëve të fundit për të po insiston më së shumti Aston Villa. Mirëpo, mediat britanike shkruajnë se në garë për futbollistin ofanziv është futur edhe klubi tjetër i Premierligës, Leeds United. Rashicën qe një kohë e pëlqen edhe Napoli në Itali, por edhe Leipzigu në Gjermani. Werder Bremeni e vlerëson ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe të Vitesses 25 milionë euro. Rashica ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2022. Ai i ka zhvilluar 74 ndeshje me Werderin, duke i realizuar 24 gola dhe i ka bërë 14 asistime.

(Kosova Sot Online )