Bale të premten udhëton për në Londër

  • S.A /
  • 17 September 2020 - 14:17
Bale të premten udhëton për në Londër

Mungon vetëm zyrtarizimi, çdo gjë është e kryer.

Gareth Bale, pas shtatë vjetësh, do të lërë Real Madridin.

BBC Sport raporton se uellsiani do të udhëtojë të premten në Angli për të kompletuar transferimin te Tottenham Hotspur.

Raportohet se 31-vjeçari do t’i bashkohet Tottenhamit në formë huazimi, bisedimet me Realin ende po vazhdojnë.

Agjenti i Bale, Jonathan Barnett, i tha BBC Wales Sport të mërkurën se bisedimet po përparojnë.

“Gareth është afër për të lënë Madridin më shumë se në shtatë vjetët e fundit. Ende po negociojmë”.

Në anën tjetër, trajneri i Spurs, Jose Mourinho, refuzoi të flasë për këtë transferim, duke thënë vetëm “Bale është lojtar i Real Madridit, s’mund të flas për lojtarët e ekipeve tjera”.

(Kosova Sot Online )