Oferta e Fulham nuk e kënaq Barcelonën

  • S.A /
  • 24 September 2020 - 16:35
Oferta e Fulham nuk e kënaq Barcelonën

Fulham ka ofruar 18 milionë euro për Todibon. Barça kërkon 20 milionë.

Jean-Clair Todibo nuk është në planet e trajnerit, Ronald Koeman, dhe pritet të largohet në këtë afat kalimtar.

Sipas RMC Sport, Fulham është skuadra më e interesuar dhe tashmë ka ofruar 18 milionë euro për francezin.

Sido që të jetë, kjo ofertë është refuzuar, pasi Barcelona kërkon të paktën 20 milionë euro,

Në anën tjetër, edhe Rennes e do 20-vjeçarin, por në formë huazimi, derisa Barça insiston se dëshiron vetëm ta shesë.

(Kosova Sot Online )