Zidane: Hazardi e ka një problem të madh

  • S.A /
  • 30 shtator 2020 - 08:50
Zidane: Hazardi e ka një problem të madh

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka zbuluar se Eden Hazard është duke u përballur me një problem tash e një kohë të gjatë.

Hazard është kritikuar javët e fundit për mungesë profesionalizmi, por Zidanit nuk duket se i bën për akuzat ndaj yllin të skuadrës së vet.

“Nuk mendoj ashtu. Ai mund të flasë, por ai dëshiron të luajë”, tha Zidane të martën në një konferencë për media.

“Ai e ka një problem i cili e ka shqetësuar atë për një kohë të gjatë”, zbuloi ai.

Ai shtoi: “Sezoni është shumë i gjatë dhe ai dëshiron të jetë me shokët e skuadrës së vet”.

(Kosova Sot Online )