Juventusi e publikon skuadrën për Champions

  • A.P /
  • 06 October 2020 - 17:45
Juventusi e publikon skuadrën për Champions

Juventus e ka publikuar zyrtarisht skuadrën e Champions Leagues për sezonin 2020/21 dhe ka njoftuar se përforcimi i fundit, Federico Chiesa do ta mbajë fanellën me numrin 22.

“Zonja e Vjetër” do ta fillojë sezonin në Champions në udhëtim kundër Dinamo Kievit.

E më pas do të përballet me Barcelonën dhe Ferencvaros.

Klubi e ka lënë jashtë listës Sami Khediren dhe ka bërë të ditur që fanellën me numrin 22 do të mbajë pikërisht ish-futbollisti i Fiorentinës, Chiesa. 

Lista e të ftuarve

Portierë: Szczesny, Buffon, Pinsoglio

Mbrojtës: Chiellini, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonucci, Demiral, Frabotta, Cuadrado

Mesfushorë: Arthur, Ramsey, McKennie, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Kulusevski, Portanova

Sulmuesi Chiesa, Dybala, Morata, Ronaldo.

(Kosova Sot Online)