Pamje: Dembele i shkatërron bashkëlojtarët në stërvitje

  • G.G /
  • 07 October 2020 - 11:58
Pamje: Dembele i shkatërron bashkëlojtarët në stërvitje

Ousmane Dembele ka munguar shumë gjatë sezoneve të kaluara për skuadrën e Barcelonës, por këto aftësi të treguara nga ai në stërvitje duhet që t’i shohin që të gjithë ata që kanë dyshime tek ai.

Në sezonin 2019/20, lojtari francez i bëri vetëm pesë paraqitje për klubin në LaLiga.

Pas lajmeve për largimin e tij nga Barcelona në afatin kalimtar, i cili ka përfundoi këtë javë, 23-vjeçari ka pasur oferta nga klubet të ndryshme si, Liverpool, Juventus dhe se fundmi nga Manchester United por ai ka vendosur që të qëndrojë në ekip dhe t’i shfaqë aftësitë e tij.

Dembele u transferua në Barça gjatë vitit 2017 për 130 milionë euro, që prej atëherë ai i ka regjistruar 75 paraqitje zyrtare me fanellën e klubit katalonas, duke i shënuar plot 19 gola dhe asistuar 16 herë.

(Kosova Sot Online)