Suarez i jep shpresa tifozëve të Barcelonës dhe tregon mënyrën e vetme se si mund të qëndrojë Messi

  • S.A /
  • 10 October 2020 - 09:39
Suarez i jep shpresa tifozëve të Barcelonës dhe tregon mënyrën e vetme se si mund të qëndrojë Messi

Largimi i Bartomeus dhe ndërrimi i bordit në përgjithësi të Barcelonës, mund ta shtyjë Messin të qëndrojë, kështu thotë shoku më i mirë i Leos dhe kur Suarez e thotë diçka të tillë, s’ka se si të mos jetë e vërtet andaj Barça e di tashmë se si mund të mos e humbasin më të mirin në histori.

Lionel Messi, pas shumë vitesh, verën që lamë pas, vendosi që mos ta veshë më fanellën e Barcelonës.

Ai i dërgoi klubit “burofax” ku i kumtoi zyrtarisht lajmin për largimin pas 20 vitesh, por Josep Bartomeu bëri gjithçka që kishte në dorë dhe pa dëshirën e Leos, e ndali 33-vjeçarin në “Camp Nou”.

Leo, duke treguar arsyen e qëndrimit në “Camp Nou”, që ishte më shumë për shkak të klauzolës 700 milionë euro, thumboi rëndë Bartomeun dhe e quajti “gënjeshtar”.

Tani raportohet se Leo do të largohet nga Barça verën tjetër, megjithatë shoku më i mirë i Messit, të cilin ia larguan, Luis Suarez, ka treguar se si Messi mund të qëndrojë në Barcelonë.

Sipas tij, vetëm ndërrimi i bordit të klubit dhe ardhja e një presidenti të ri, mund ta shtyjë Messin të qëndrojë.

“Për shkak të respektit dhe raportet që kemi me Leon, s’do të them për çka kemi diskutuar atë kohë, por ai ka kaluar nëpër një situatë të vështirë”, tha Suares për ESPN.

“Ai dëshironte të larghet, klubi nuk e linte. U mundova ta mbështesë, të kujdesem dhe ta shpërqendroi paksa (nga ajo që ndodhte)”.

Suarez beson se Barcelona dëshironte ta largojë atë për shkak se kishte krijuar shumë raporte të mira me Leon.

“Mendoj se ata nuk më donin afër Messit, ndoshta kjo i shqetësonte sepse kam marrëdhënie shumë të mirë me Leon”, shtoi ai.  “Ndoshta ata nuk donin që Leo të jetë me mua kaq shumë”.

“Ata duhet ta kishin respektuar vendimin e tij për t’u larguar”.

“Ndoshta ka mundësi që Messi të luajë për një tjetër klub, por nëse ndihet rehat, i lumtur sërish dhe me një tjetër bord, ai do të dojë të vazhdojë me klubin”.

“Si shok, do të isha i lumtur nëse bën mirë aty ku është dhe nëse i duhet të shkojë në një klub tjetër, do të jem i lumtur gjithashtu”.

(Kosova Sot Online )