Milik: Napoli nuk më ka trajtuar mirë

  • S.A /
  • 13 October 2020 - 15:01
Milik: Napoli nuk më ka trajtuar mirë

Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik, ka treguar se ka pasur oferta prej klubeve tjera gjatë verës, por pretendon se Napoli e parandaloi largimin e tij.

Për përfaqësuesin e Polonisë u përfol se do t’i bashkohej Juventusit e pastaj Romës, por një gjë e tillë nuk ndodhi para se të niste sezoni.

Caktohet dita dhe ora e El Clasicos së parë këtë sezon

“Napoli me ka dhëne një zgjidhje: nënshkruaj ose largohu. Unë vendosa që të tentoj diçka të re, në një vend tjetër”, tha Milik.

“Menaxheri ka qenë në kërkim të një klubi të ri për mua dhe disa skuadra shfaqën interesim për mua dhe ne biseduam me to”, shtoi ai

“Pandemia e koronavirusit e komplikoi më shumë situatën edhe për lojtarët tjerë, po ashtu. Nuk dua t’i zbuloj emrat e skuadrave që më kanë kontaktuar, por e vërteta është që kam pranuar disa oferta.”

“Por klubet në fjalë nuk arritën asnjëherë marrëveshje me Napolin dhe unë u detyrova të qëndroj”.

Milik më vonë u përjashtua nga lista e lojtarëve të Napolit për ndeshjet në Serie A dhe në Evropë. Ai thotë se këtë e kishte kuptuar në media dhe jo nga klubi.

“Unë kam qenë golashënuesi më i mirë i klubit në dy sezonet e fundit dhe kam dhënë gjithmonë 100% nga vetja, prandaj besoj se nuk jam trajtuar mirë”, përfundoi 26-vjeçari

(Kosova Sot Online )