Kombëtarja e Kosovës niset për në Greqi

  • G.G /
  • 13 October 2020 - 12:16
Kombëtarja e Kosovës niset për në Greqi

Kombëtarja e Kosovës është nisur sot për në Athinë, ku të mërkurën mbrëma do ta zhvillojë ndeshjen kundër Greqisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Me ekspeditën e Dardanëve nuk udhëtuan Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova, për të cilët pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjes u konstatua se nuk janë në gjendje të luajnë në ndeshjen kundër Greqisë, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës, sonte, në orën 18:00 sipas orës lokale do ta mbajë stërvitjen në Athinë.

Kjo do të jetë ndeshja e tretë e “Dardanëve” vetëm në muajin tetor, pas atyre ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup dhe kundër Sllovenisë në Prishtinë.

Kosova nga tri ndeshje të zhvilluara në Ligën C i ka dy humbje e një barazim.

Andaj, Verdhekaltrit e synojnë këndelljen nesër mbrëma në Athinë. 

(Kosova Sot Online)