Dortmundi nuk ia shet Unitedit yllin Sancho në janar

  • G.G /
  • 14 October 2020 - 18:45
Dortmundi nuk ia shet Unitedit yllin Sancho në janar

Borussia Dortmundi nuk e ka ndërmend t’ia shesë Manchester Unitedit yllin e tij, Jadon Sancho në janar.

Për këtë siguron tabloidi gjerman, “Bild”.

Edhe pse “Djajtë e Kuq” kanë vendosur ta plotësojnë kërkesën e klubit gjerman prej 120 milionë eurosh, Verdhezinjtë duan ta mbajnë përfaqësuesin anglez së paku deri në fund të këtij sezoni.

Dortmundi nuk dëshiron ta humbasë rëndësinë e Sanchos në ekip brenda këtij sezoni.

Sidoqoftë, United janë të gatshëm të negociojnë përsëri verën tjetër.

(Kosova Sot Online)