Challandes: Ishte një ndeshje e bukur kolektive

  • E.K /
  • 14 October 2020 - 23:33
 Challandes: Ishte një ndeshje e bukur kolektive

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se është i kënaqur me paraqitjen e Kosovës kundër Greqisë, derisa ka thënë se kanë arritur që ta lokalizojnë kundërshtarin “sidomos krahët e rrezikshme të tij”

“Kemi pasur disa probleme në pjesën e parë, veçanërisht në krah sepse kemi të bëjmë me një kundërshtar të fortë në krah. E përmirësuan këtë në pjesën e dytë duke i mbyllur krahët e kundërshtarët”, ka thënë ai.

Challandes është i kënaqur me paraqitjen e saj.

“Problemi nuk është mbështetja. Unë jam i kënaqur sepse skuadra nuk u dorëzua. Unë jam një trajner që synoj që skuadra e ime ta mbaj topin dhe të luajë ofensivë. Sot ishte e rëndësishme që të mbrohemi sidomos tani kur nuk kemi një moment të mirë”.

Trajneri i Kosovës ka thënë se është e rëndësishme që kjo skuadër të luajë bashkë.

Duke folur për penalltinë, Challandes ka thënë se nuk është i “kënaqur”.

“Nuk isha i kënaqur me vendimin e gjyqtarit. Është shumë e rëndësishme për një portier të mbrojë një penallti dhe kjo i jep mentalitet skuadrës për të luftuar bashkë”, ka thënë ai.

Challandes ka folur edhe për Lirim Kastratin për të cilin tha se ka bërë një paraqitje të mirë.

“Mendoj që Lirim Kastrati ka luajtur një ndeshje të mirë dhe do ta shfrytëzojmë atë në të ardhmen”, tha trajneri i Kosovës.

(Kosova Sot Online)