Eriksen e thumbon Conten

  • S.A /
  • 15 October 2020 - 15:45
Eriksen e thumbon Conten

Mesfushori danez Christian Eriksen e ka thumbuar trajnerin e tij e vet në Inter, Antonio Conten.

Eriksen ia siguroi Danimarkës fitoren 1:0 kundër Anglisë të mërkurën në Ligën e Kombeve, falë golit nga penalltia, duke e vazhduar formën e lartë për ekipin e parë.

“Trajneri më lejon që të luaj, dhe jam i lumtur më këtë gjë”, tha Eriksen për trajnerin e Danimarkës Kasper Hjumland, duke e thumbuar Conten, i cili nuk po i jepi hapësirë në Inter.

Eriksen u transferua nga Tottenham te skuadra italiane në janar, por është duke hasur në vështirësi më trajnerin Conte.

Por këtë javë ai është rikthyer te kampi i kombëtares së Danimarkës, duke kontribuar me tri gola në tre ndeshje, duke e përfshire edhe golin e fitores kundër Anglisë mbrëmë në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Është kënaqësi që të luaj për ekipin kombëtar duke thënë se ku do që të jetë ai do të pranojë më kënaqësi ftesën e kombëtares”, tha në konference për media

“Të gjithë e dinë që unë nuk luaj aq sa kam luajtur te Tottenham, por kjo nuk varet tek unë”, përfundoi Eriksen.

(Kosova Sot Online )