Zidane rrezikon të shkarkohet

  • A.P /
  • 23 tetor 2020 - 18:34
Zidane rrezikon të shkarkohet

Trajneri francez i ka dy ndeshje në dispozicion për ta shpëtuar postin e tij, përfshirë këtu “El Clasicon”

Zinedine Zidanet ka nisur t’i lëkundur karrigia në Real Madrid.

Rezultatet e dobëta së fundmi kanë nisur t’ia rrezikojnë pozitën e trajnerit në “Santiago Bernabeu”.

Mediumi francez “L’Equipe” shkruan se “Zizou” i ka në dispozicion edhe dy ndeshje për t’i shpëtuar shkarkimit.

Reali i pësoi dy humbje radhazi në shtëpi, nga Cadizi në La Liga dhe nga Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve, përcjell Gazeta Express.

Prandaj, dy ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e Zidane.

Reali do të luajë me Barcelonën në “El Clasico” në fundjavë dhe më pas në Champions me Borussia Monchengladbachun.

Nëse “Mbretërit” nuk i fitojnë këto dy takime, atëherë mund të vijë deri tek shkarkimi i Zidane.

Sidoqoftë, legjenda franceze ka bërë punë të jashtëzakonshme në Madrid duke e fituar tri herë Championsin dhe së fundmi doli kampion i Spanjës. 

(Kosova Sot Online)