Detaji për të cilin po flasin të gjithë, çmenduria e Brahim Diaz

  • S.A /
  • 30 October 2020 - 12:37
Detaji për të cilin po flasin të gjithë, çmenduria e Brahim Diaz

Tre gola në shtatë ndeshje me Milanin, s’kishte se si të niste më mirë aventura me Kuqezinjtë për Brahim Diazin. I huazuari nga Real Madridi, vazhdon të fitojë besimin e Stefano Piolit dhe të tregojë talentin që kishte që nga koha te Manchester City.


Ai ka shënuar edhe mbrëmë gol në Europa League, në fitoren e Milanit 3-0 kundër Sparta Pragës. Por ajo që po flasin të gjithë është angazhimi i Diaz, sa në sulm sa në mbrojtje dhe rrëmbimi i topit për të ardhur deri te goli në këtë takim, diçka që po e vlerësojnë shumë në Itali. Diaz është huazuar pa të drejtë blerje, pasi te Real Madridi nuk po gjente minuta nën drejtimin e Zinedine Zidane dhe vështirë se do të gjejë edhe sezonin tjetër, ndoshta edhe mund të shitet krejtësisht te Milani.
(Kosova Sot Online )