Zidane: Ndeshja kundër Interit është finale për Real Madridin

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 15:24
Zidane: Ndeshja kundër Interit është finale për Real Madridin

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka vlerësuar si finale ndeshjen kundër Interit, e cila pak a shumë do ta përcaktojë fatin e skuadrës së tij për vazhdimin e garës në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi është i fundit në Grupin B, me vetëm një pikë pas dy ndeshjeve dhe do të përballet me Interin në dy ndeshje e ardhshme.

Skuadra e Zidane u mund në shtëpi nga Shakhtar Donetsk, para se ta nxirrte një barazim me pikë të zorit kundër Borussia Monchengladbach në Gjermani.

“Interi është ekip i mirë, shumë fizik, i cili luan edhe futboll të mirë. Do të jetë një ndeshje tjetër e vështirë për ne. Është finale”, tha Zidane para ndeshjes të hënën.

“Janë tri pikë të cilat duhet të përpiqemi t’i fitojmë patjetër. Çdo ndeshje është finale, ne e dimë këtë dhe do të përqendrohemi në këtë lojë pa menduar çfarë do të ndodhë më vonë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)