Superliga në mesjavë, lideri sfidohet në Drenas

  • E.K /
  • 03 November 2020 - 17:33
 Superliga në mesjavë, lideri sfidohet në Drenas

Ballkani do ta kërkojë fitoren e nëntë sezonale, kurse Feronikeli e do fitoren e këndelljes në mesjavë.

Ekipet e Superligës së futbollit do të zbresin në fushë përsëri këtë mesjavë.

Dueli kryesor i xhiros së 11-të do të jetë ai në mes të Feronikelit dhe Ballkanit.

Therandasit do ta kërkojnë të enjten fitoren e nëntë sezonale dhe vazhdimin e ecurisë fantastike të këtij edicioni.

Nga ana tjetër, “Nikli” nuk e ka nisur mirë sezonin e ri dhe një fitore në “Rexhep Rexhepi” do ta rriste moralin e këtij ekipi.

Drita ndërkohë shpreson në një gabim të liderit për t’iu afruar në krye të tabelës.

Mirëpo, fillimisht kampioni i Kosovës duhet të kryejë punë në ndeshjen e vetë, e cila s’do të jetë aspak e lehtë.

Gjilanasit do ta vizitojnë Trepçën ’89, e cila po shfaq formë të mirë dhe po arrin rezultate të kënaqshme.

Prishtina nga ana e saj po ashtu e kërkon këndelljen pas tri humbjesh radhazi.

Bardhekaltrit e kanë mundësinë ideale që këtë ta bëjnë në duelin e kryeqytetit ndaj Arbërisë.

Skuadra nga Dobraja s’ka çka humb dhe do të tentojë të befasojë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Një duel tjetër interesant do të jetë ai në mes të Gjilanit dhe Llapit.

Gjilanasit shihen si favoritë për të fituar dhe për ta mbajtur hapin me kreun e tabelës.

Nga ana tjetër, llapjanët, të cilët po ankohen se po iu bëhen padrejtësi, duan ta tregojnë forcën e tyre në këtë ndeshje pasi e kanë nisur zbehtë sezonin e ri.

Në fund, Drenica do ta kërkojë fitoren e pestë në udhëtimin që do ta ketë në Rrafshin e Dukagjinit, ku e pret Besa.

(Kosova Sot Online)