“Messi po më ndihmon shumë, po më jep plot këshilla”

  • S.A /
  • 04 November 2020 - 15:29
“Messi po më ndihmon shumë, po më jep plot këshilla”

Adoleshenti i talentuar i Barcelonës, Pedri ka thënë se është duke mësuar shumë në fushë nga bashkëlojtari dhe kapiteni i vet, Lionel Messi.

Sulmuesi 17-vjeçar iu bashkua Barçës për 5 milionë euro nga Las Palmas verën e kaluar dhe po vlerësohet si njëri prej të rinj më të mirë në futbollin spanjoll.

Ai tani është bashkëlojtar me superyllin argjentinas dhe këmbëngul se po e shfrytëzon kohën me të në fushë për të mësuar nga stili i lojës së tij.

Duke folur rreth Messin për Diario Sport, Pedri tha: “Ai më ndihmon shumë në fushë. Messi po më jep shumë këshilla dhe kjo është fantastike.”

“Ne duhet ta shijojmë atë dhe jo të përzihemi në të ardhmen e tij, sepse i takon atij të vendos”, shtoi ai.

Ai shënoi gol në debutimin e tij për Barcelonën në Ligën e Kampionëve, muajin e kaluar kundër Ferencvaros.

Pedri i ka bërë tetë paraqitje për Barçën deri tani këtë sezon. 

(Kosova Sot Online )