55 ditë, Milani provon për Sergio Ramosin

  • S.A /
  • 06 November 2020 - 10:30
55 ditë, Milani provon për Sergio Ramosin

Milani po mendon për goditjen e madhe me parametër zero.

Mediat në Spanjë raportojnë lajmin e bujshëm për interesimin e kuqezinjve për Sergio Ramosin i cili është në muajt e fundit të kontratës me Real Madridin dhe ende nuk ka vendosur nëse do të rinovojë me Los Blancos.

‘El Chiringuito’ raporton se kontrata e spanjollit skadon në fund të vitit 2020, e jo në qershor të vitit 2021, andaj Reali do të luftojë me kohën për të arritur një marrëveshje me kapitenin e skuadrës.

Raportohet se Paolo Maldini ka nisur bisedimet e para me yllin e Los Blancos për ta bindur kapitenin e Realit të zgjedhë Milanin si destinacionin e ardhshëm në karrierën e tij.

Pas Zlatan Ibrahimovic, kuqezinjtë synojnë një tjetër lojtar me shumë eksperiencë këtë herë në repartin e prapavijës për t’i dhënë një tjetër shtysë edhe lojtarëve të rinj që janë në ekip.

Problem për Milanin mbetet paga e lartë që Ramos përfiton te Real Madridi, plot 17 milionë euro në sezon, por me një kontratë afatgjatë edhe ky ngërç delikat mund të zgjidhet.

Sergio Ramos është pjesë e Realit që nga viti 2005.

Ai ka bërë 659 paraqitje deri më tani për Los Blancos, ka shënuar 100 gola.

(Kosova Sot Online )