Arsenali u turpërua nga Villa, por vëmendjen e mori ylli i tij me këtë veprim qesharak

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 12:49
Arsenali u turpërua nga Villa, por vëmendjen e mori ylli i tij me këtë veprim qesharak

Pavarësisht se skuadra e vet Arsenal pësoi humbje të thellë 3:0 kundër Aston Villës, mbrojtësi Kieran Tierney e mori vëmendjen më të madhe në rrjetet sociale për shkak të një çasti turpërues që e pati gjatë asaj ndeshjeje.

Mbrojtësi i majtë skocez u bë objekt talljeje në Twitter, për shkak të një rrëshqitjeje në fushë në fillim të ndeshjes.

Tierney u rrëzua në fushë në mënyrë komike kur ishte i vetëm dhe i papenguar me topin në këmbë.

Arsenali pati mundësi të ngrihej në top katërshe me një fitore të mundshme ndaj Villës.

Por pësoi disfatë dhe ra në pozitën e 11-të në renditjen e Premierligës, duke ngelur gjashtë pikë larg liderit Leicester City.

Disfata dhe renditja e Arsenalit nuk u diskutuan siç po diskutohet veprimi qesharak i Tierney.

Këtë e dëshmojnë edhe videot më poshtë. 

(Kosova Sot Online)