Alaba i hapur për kalimin në Ligën Premier

  • S.A /
  • 09 November 2020 - 16:24
Alaba i hapur për kalimin në Ligën Premier

David Alaba është i hapur që të kalojë në Ligën Premier, raporton 90min.

Sipas mediumit anglez, mbrojtësi austriak nuk dëshiron të qëndrojë më te Bayern Munich dhe është i hapur që të kalojë në ligën angleze. Pak ditë më parë, Bavarezët bënë të ditur se kanë tërhequr ofertën për rinovimi kontrate të Alabas, derisa do ta lënë atë të lirë.Lojtarit i skadon kontrata në verën e ardhshme dhe ka disa skuadra evropiane që janë futur në garë për të.

Liverpool, Manchester City, Real Madridi, Chelsea, Barcelona, Juventus dhe Paris Saint-Germain, janë të gjitha të interesuar për shërbimet e tij.

90min raporton se Alaba mund të arrijë marrëveshje me njërën nga skuadrat qysh në afatin kalimtar të janarit, e në verë të kalojë si lojtar i lirë. 

(Kosova Sot Online )