Skuadrat e mëdha interesohen për transferimin e Marcus Thuram

  • S.A /
  • 09 November 2020 - 16:08
Skuadrat e mëdha interesohen për transferimin e Marcus Thuram

Marcus Thuram është futbollisti i momentit tek skuadra gjermane Borussia Moenchegladbach.

Sulmuesi francez është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, pasi rregullisht shënon dhe asistim.

Thuram është grumbulluar me kombëtaren franceze nga trajneri Didier Deschamps për sfidat e radhës.

23-vjeçari po bën një paraqitje shumë të mirë me skuadrën e drejtuar nga Marco Rose, i cili e ka aktivizuar titullar gjatë këtyre shtatë javëve kampionat.

Në 391 minuta lojë në kampionat francezi ka realizuar një gol, ndërsa ka realizuar dy here në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madrid.

Përveç tre golave të shënuar, Thuram ka bërë edhe gjashtë asistime për bashkëlojtarët e tij.

Pikërisht paraqitja e tij ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha evropiane, ku Manchester City ka shfaqur interes për sulmuesin, por konkurrenca është e madhe pasi në garë janë future edhe Barcelona e Juventus.

Francezi iu bashkua Gladbachut për nëntë milionë euro në vitin 2019, por vlera e tij është rritur dukshëm dhe ai vlerësohet sot rreth 50 milionë. 

(Kosova Sot Online )