Romës i refuzohet apeli për humbjen në tavolinë kundër Veronës

  • E.K /
  • 10 November 2020 - 18:48
 Romës i refuzohet apeli për humbjen në tavolinë kundër Veronës

Roma ka apeluar humbjen e tyre 3-0 kundër Veronës por ajo është refuzuar.

Gialorossi kishin apeluar vendimin e Serie A për ndeshjen e parë ku edhe pse ndeshje ishte zhvilluar dhe kishte përfunduar barazim, fitorja ju dha në tavolinë Veronës.

Arsyeja është se për Romën kishte luajtur Amadou Diawara i cili nuk kishte qenë i regjistruar.

Mesfushori i ka mbushur 23 vjeç në korrik, kështu që nuk ishte më në listën e U-22 që kishte qenë sezonin e kaluar.

Diawara nuk ishte regjistruar në listën e senioreve edhe pse Lega Serie A e kishte informuar Romën për këtë gabim.

Gjykata e FIGC ka hedhur poshtë apelin e klubit si “pa prova të mjaftueshme” dhe ka konfirmuar fitoren e Veronës 3-0.

Roma ka tri pikë më pak nga lideri i Serie A, MIlan që ka 14 pikë nga shtatë xhiro të luajtura këtë sezon, derisa Verona ka 12 pikë nga shtatë xhiro të luajtura.

(Kosova Sot Online)