Klubi gjerman e do Mustafin

  • E.K /
  • 12 November 2020 - 18:22
 Klubi gjerman e do Mustafin

Qendërmbrojtësi shqiptar pritet të largohet nga Arsenali në fund të sezonit si transfer i lirë.

Eksperienca e Shkodran Mustafit në Arsenal po shkon drejt fundit.

Qendërmbrojtësi shqiptar po e kalon vitin e fundit të kontratës me “Gunners” dhe palët nuk planifikojnë ta vazhdojnë atë.

Prandaj, përfaqësuesi gjerman mund të largohet verën e ardhshme nga Londra si lojtar i lirë.

Sipas mediumit gjerman “Sport1, futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut pritet të rikthehet në Bundesligë për sezonin e ardhshëm.

28 vjeçari pëlqehet nga klubi gjerman, Eintracht Frankfurt.

Edhe vetë ish-futbollisti i Evertonit, Sampdorias e Valencias e ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Gjermani.

Ndërkohë flitet se interesim për të kanë shfaqur edhe klubet italiane.

Mustafi nuk e kishte një aventurë pozitive në “Emirates Stadium” deri tash.

(Kosova Sot Online)