Pas Piques dhe Robertos, lëndohet edhe Dembele

  • S.A /
  • 23 November 2020 - 08:48
Pas Piques dhe Robertos, lëndohet edhe Dembele

Ousmane Dembele i është bashkuar Gerard Piques dhe Sergi Robertos në listën e të lënduarve në skuadrën e Barcelonës gjatë fundjavës. Anësori francez është ankuar për dhimbje krahu pas humbjes kundër Atletico Madridit të shtunën.

Dembele e lëndoi krahun pas një rrëzimi në pjesën e parë, edhe pse e vazhdoi lojën. Ai kërkoi ndihmë mjekësore pas një dueli me Tannuck Carrasco, por Ronald Koeman vendosi ta mbante në fushë.

Shkalla e lëndimit të tij pritet të mësohet sot pas testeve që iu nënshtrua ai të dielën.

Barcelona ende nuk ka dalë me raport për gjendjen e tij, edhe pse dje njoftoi për lëndimet e rënda të Pique dhe Roberto.

Duke qenë se Dembele ishte në gjendje ta vazhdonte ndeshjen të shtunën, ka shpresa se lëndimi i tij nuk është serioz.

Ai, megjithatë, mund të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Barcelonës, të martën kundër Dynamo Kyiv në Ligën e Kampionëve.

Sulmit të Barcelonës i mungon edhe Ansu Fati për shkak të një lëndimi.

(Kosova Sot Online )