Milani në ethe, Lëndohet Ibrahimovic

  • S.A /
  • 23 November 2020 - 08:45
Milani në ethe, Lëndohet Ibrahimovic

Milani është duke e pritur në ethe lajmin për Zlatan Ibrahimovic, i cili duket se e ka lënduar kofshën e majtë në fitoren 3:1 kundër Napolit të dielën.

Sulmuesi 39-vjeçar i shënoi dy gola kundër Napolit në San Paolo, para se të largohej nga fusha duke e mbajtur me dorë kofshën e këmbës së majtë.

Mundësitë që suedezi ta ketë tërhequr muskulin janë tejet të mëdha, duke qenë se ai u ndal dhe e mbajti kofshën derisa po vraponte dhe nuk kishte kontakt me askënd.

Mbetet të shihet nëse ai ndaloi me kohë për ta parandaluar dëmtimin serioz, por lëndimi i tij i mundshëm do të ishte goditje e rëndë për Milanin, i cili do t’i zhvillojë nëntë ndeshje deri në festën e Krishtlindjes.

Edhe Rafael Keao është i lënduar dhe mungesa e Ibrës do t’ia koklaviste punët trajnerit Stefano Pioli.

Ibra ka qenë jetësor për Milanin këtë sezon, duke i shënuar 10 gola dhe një asist në gjashtë ndeshje këtë sezon në Serie A. 

(Kosova Sot Online )