Modric: Ishte një finale për ne dhe e fituam

  • A.P /
  • 26 November 2020 - 17:01
Modric: Ishte një finale për ne dhe e fituam

Luka Modric ka thënë se Real Madrid e ka merituar fitoren kundër Interit në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Real Madridi fitoi 2-0 në Giuseppe Meazza mbrëmjen e kaluar, ndeshje të cilën Interi e luajti me 10 lojtarë nga minuta e 57’ pasi Arturo Vidal u përjashtua me të kuq.

Modric është i lumtur me tri pikët që mori Reali, që tani është ngjitur në pozitën e dytë në Grupin B, prapa Borussia Monchengladbach.

“Thash se do të jetë si një finale për ne dhe luajtëm një ndeshje të mirë”, tha Luka për UEFA.com.

“Ne bëmë atë që na u kërkua: luajtëm si ekip për njëri tjetrin”.

“Merituam të fitojmë. Në mungesë të lojtarëve kyç, duhej të luanim si ekip dhe të kemi diçka shtesë individualisht”.

“Kemi treguar shpirt ekipor dhe karakter gjë që gjithmonë e bëjmë në këtë garë. Jemi të lumtur me paraqitjen tonë”. 

(Kosova Sot Online)