Treni i fundit për Eden Hazardin

  • S.A /
  • 18 December 2020 - 16:10
Treni i fundit për Eden Hazardin

Belgu ka shans të ftohet për ndeshjen që Reali do ta zhvillojë të dielën me Eibarin.

Eden Hazard ka lënë prapa shqetësimet.

29-vjeçari, që po vuan nga dëmtimet e shpeshta në Real Madrid, është rikthyer tashmë në fushë.

Ai është stërvitur dy ditë radhazi pa ndonjë problem me ekipin dhe do ta ketë testin e fundit të shtunën, për të parë nëse është i gatshëm plotësisht për ndeshjen me Eibarin, apo nëse Zinedine Zidane do të preferojë mos të rrezikojë.

E rëndësishme është se Eden është kthyer dhe është i uritur të tregojë se Reali nuk ka shpenzuar kot miliona euro për ta sjellë nga Chelsea në “Santiago Bernabeu”. Statistikat e tij janë zhgënjyese, 28 ndeshje dhe 3 gola që nga viti 2019, por shpreson të qëndrojë i shëndosh për t’i ndryshuar gjërat në favor.

(Kosova Sot Online )