Ancelotti zbulon gjithçka për Khedirën

  • S.A /
  • 19 December 2020 - 12:12
Ancelotti zbulon gjithçka për Khedirën

Pasi Sami Khedira konfirmoi se do të largohet në janar nga Juventusi, trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti ka rritur spekulimet për një ribashkim të tyre.

Mesfushori ka qenë vazhdimisht jashtë skuadrës së “Zonjës së Vjetër” këtë edicion dhe s’ka bërë asnjë paraqitje, atij i skadon kontrata në vitin 2021.

Evertoni është favorit për ta transferuar dhe Ancelotti tani ka dhënë sinjale se diçka e tillë është rrugës për t’u realizuar.

“Sami Khedira ishte lojtari im në Real Madrid, ishte shumë i rëndësishëm për ne”, tha Ancelotti.

“Kam kujtime të mira me të, por nuk mendoj se jemi duke shikuar për të në këtë moment… ndoshta në janar”, u përgjigj duke qeshur.

Javën e kaluar, Khedira konfirmoi për Bild se po negocion për largimin në dhjetor ose janar.

(Kosova Sot Online )