Trajneri i Man United: Kemi mundur të fitonim 12:4

  • S.A /
  • 21 December 2020 - 10:01
Trajneri i Man United: Kemi mundur të fitonim 12:4

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, e vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren e së dielës 6:2 kundër Leeds United, duke thënë se ndeshja mund të kishte përfunduar me rezultat të paparë 12-4.

Të dy skuadrat ishin mjaft të angazhuara në këtë takim, duke i bërë 43 goditje në portë së bashku gjatë 90 minutave në “Old Traford”.

Pas gjashtë ndeshjeve në Premierligë në shtëpi këtë sezon, Unitedi i kishte shënuar vetëm tri gola, por Solskjaer ishte i kënaqur pasi që ekipi i tij u rikthye në formën e shënimit të golave në terrenin e vet.

“Kjo ndeshje ishte fantastike që nga minuta e parë. Ne kishim një plan për t’i ndjekur ata, të shkonim përpara kur kishim topin dhe Scott McTominay shënoi dy gola në tre minutat e para,” tha trajneri.

“Vetëm imagjinojeni nëse do të kishte 75.000 njerëz në stadium, do të kishte hyrë në histori si një nga paraqitjet e shkëlqyera kundër Leeds.”

“Ne duhet të fitonim të drejtën duke vrapuar sa më shumë ata, kjo është një sfidë. Mund të ketë qenë 12-4! Ishte lojë e tillë”, shtoi norvegjezi.

Manchester United tani gjendet në vendin e tretë me vetëm pesë pikë më pak sesa lideri Liverpool, i cili ka një lojë më shumë të luajtur sesa “Djajtë e Kuqë”.

(Kosova Sot Online )